KIEV – Pranë Kievit, nga veriperëndimi, forcat ukrainase hodhën në erë tre ura për të ndaluar kalimin e forcave ruse, njofton sot Drejtësia ukrainase, duke cituar një burim në Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Ukrainës.
Gazeta thekson se Forcat e Armatosura të Ukrainës kanë paralajmëruar se, siç thuhet, është e mundur që armiku të hyjë në vendbanime të caktuara, transmeton Tanjug.
Më herët, gazeta raportoi se tanket ruse po lëviznin drejt Kievit dhe këshilltari i ministrit të Punëve të Brendshme të Ukrainës, Anton Gerashchenko, deklaroi se plani i Rusisë për sot është të depërtojë në Kiev me tanke nga drejtimi i Ivankov dhe Chernigov.