7.2 C
Tetovo
E mërkurë, 27 Nëntor, 2024
BallinaLajmeBotaBombarduesi i fshehtë’ që kushton 550 milionë dollarë: SHBA’ja ka gati përgjigjjen...

Bombarduesi i fshehtë’ që kushton 550 milionë dollarë: SHBA’ja ka gati përgjigjjen për raketat ruse e kineze

Forcat Ajrore të SHBA’së kanë konfirmuar se bombarduesi i saj ‘Stealth’ i epokës së re B-21 Raider do të bëjë fluturimin e tij të parë diku nga mesi i vitit 2022. Forcat ajrore konfirmoi kohët e fundit se një B-21 Raider i gjashtë është në ndërtim e sipër, transmeton Gazeta Metro.


Zyrtarët e Forcave Ajrore e kanë përshkruar ‘Bombarduesin e fshetë’ si jashtëzakonisht të pavëzhgueshëm, krahasuar me luftëtaraket stealth F-35 dhe F-22. B-21 mund të vendosen për të shkatërruar mbrojtjen ajrore ruse si S-400 dhe S-500, të cilat përndryshe janë për momentin në kufijtë e Ukrainës.

Sipas Forcave Ajrore, secili bombardues kushton rreth 550 milionë dollarë, që i bie se për 6 të tillë që do t’i prodhojë SHBA’ja, do të shpenzojë 3.3 miliardë dollarë në këtë projekt.

Bombarduesi B-21 Raider Stealth Bomber do të jetë e aftë dhe e gatshme për sulme eventuale ndaj instalimeve ushtarake të Kinës në Detin e Kinës Jugore dhe anijet përreth./gazetametro.net

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments