3.7 C
Tetovo
E diel, 24 Nëntor, 2024
BallinaLajmeBotaPërgatitet pushtimi i Ukrainës/ Putin merr miratimin e Parlamentit për të përdorur...

Përgatitet pushtimi i Ukrainës/ Putin merr miratimin e Parlamentit për të përdorur ushtrinë jashtë vendit. Rezoluta

Presidenti i Rusisë Vladimir Putin i ka kërkuar ditën e sotme parlamentit të drejtën për të përdorur ushtrinë ruse jashtë territorit të tyre.

Bëhet me dije nga mediat e huaja se senati rus tani po shqyrton autorizimin e kërkesës së presidentit për vendosje ushtarake.

Presidenti Vladimir Putin i ka kërkuar dhomës së lartë të parlamentit rus që të përdorë forcat e armatosura të vendit jashtë territorit të Rusisë. Lajmi është bërë me dije nga kryetari i Senatit, duke shtuar se legjislativi do të shpallë vendimin e tij së shpejti.

Kërkesa tashmë është marr në konsideratë nga komisionet e Senatit ka bërë me dije  kryetarja e Këshillit të Federatës Ruse, Valentina Matvienko.

Ne menyre unanime Këshilli i Federatës lejoi përdorimin e forcave të armatosura ruse në Donbass.

Rezoluta e Këshillit të Federatës për përdorimin e forcave të armatosura ruse në Donbass u miratua nga Parlamenti./m.j

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments