Më datën 19.02.2022, nga ana e nëpunësve policorë të Stacionit Policor për Kalim Kufitar Tabanoc dhe të Njësisë për Kriminalitet Ndërkufitar Shkup pranë Qendrës Rajonale për Çështje Kufitare Veri është realizuar kontrollë ndaj katër autobusëve dhe dy automjeteve të pasagjerëve të cilat kanë kryer transport ndërkombëtar të udhëtarëve pa dokumente adekuate.
Gjatë kontrollit në autobus me targa regjistrimi të Gostivarit, i drejtuar nga S.B. (43) nga Prilepi, autobusit me targa regjistrimi të Tetovës, i drejtuar nga A.L. nga f. Çelopek, autobusit me targa regjistrimi të Shkupit,i drejtuar nga S.D. (63) nga Shkupi dhe S.T. (52) nga f. Kosovrastë i Epërm-Dibër, dhe autobusit me targa nacionale të Danimarkës, i drejtuar nga R.S.(42) dhe SH.I. (52), të dy nga f. Nerashtë-komuna Tearcë, është konstatuar se kanë kryer transport nëdrkombëtar të udhëtarëve pa dokumentacion adekuat.
Poashtu, gjatë kontrollit të automjetit të pasagjerëve “mercedes” me targa regjistrimi të Strumicës, i drejtuar nga B.M. (25) nga Strumica dhe të automjetit të pasagjerëve “citroen” me targa regjistrimi të Shkupit, i drejtuar nga B.M. (37) nga Shkupi poashtu është konstatuar se kanë kryer transport ndërkombëtar të udhëtarëve pa dokumentacion adekuat. Nga ana e Inspektoratit Shtetëror të Transportit janë shqiptuar sanksione adekuate për shoferët dhe automjetet.