3.1 C
Tetovo
E premte, 29 Nëntor, 2024
BallinaLajmeArrihet marrëveshje për formimin e grupeve të punës në mes mjekëve amë...

Arrihet marrëveshje për formimin e grupeve të punës në mes mjekëve amë dhe MSH-së

Pas paralajmërimeve të mjekëve amë për protesta, këta të fundit në takim me zv.ministrin e Shëndetësisë kanë arritur marrëveshje për formimin e grupeve të punës me qëllim gjetjen e zgjidhjeve për kërkesat e tyre.

“Marrëveshja për grupet e punës vjen pas protestës së sotme nga mjekët amë të cilët nuk pranuan pacientë për kontrolle, përpos rasteve të rënda”, tha Liljana Collakova Dervishova, Мјeke familjare.

“Nëse ne jemi për pacientët këtu 364 ditë mundet që pacientët të jenë për ne 1 ditë dhe të na mbështesin sepse një pjesë e kërkesave ka të bëjë edhe me ato sepse ka pjesë ku kanë të bëjnë me problemet e tyre, veçanërisht ata që pranojnë terapi kronike”, u shpreh Mevludin Kuc, Mjek amë.

Mjekët amë kërkojnë rritjen e pagesës për kokë pacienti, ndryshime ligjore që do të mundësonin funksionimin e ambulancave edhe pas pensionimit të mjekëve amë./ Alsat.mk

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments