Lideri i VMRO DPMNE-së, Hristijan Mickoski, ka kërkuar nga kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi që të caktojë seancë të Komisionit për zgjedhje dhe emërime, ndërsa jo të kërkojë zgjidhje nga partia e tij. Kjo ka qenë përgjigjja e tij në pyetjet e gazetarëve pas takimit të sotëm me liderin e Lëvizjes Besa, Bilall Kasami në Tetovë.Përmbajtja rifillon pas shpalljes
“Për mua problemi më i madh është se kjo Qeveri e LSDM-së dhe BDI-së nuk tërhiqet pas disfatës së LSDM-së në zgjedhjet e kaluara lokale dhe disponimi i dukshëm në opinion është që kjo Qeveri të largohet dhe se vendi po ecën në drejtim të gabuar. Ky është një problem më thelbësor. Ndryshe, nëse flasim për Komisionin për zgjedhje dhe emërime brenda Kuvendit, ai ka deputetë. Me sa kam informacion, i fundit nga sot, këtu është një nga ata 120 deputetë, Parlamenti ka 120 deputetë, nuk është shpërbërë, nuk ka deputet që mungojnë, ka qenë një por e gjetën. Pra, edhe ai komision ka një numër të mjaftueshëm deputetësh dhe kryetari i Kuvendit duhet të inkurajohet që të caktojë mbledhjen e komisionit. Nëse duan të gjykojnë gjyqtarë kushtetues partiakë, të vendosin dekrete partiake, nëse duan të jenë anëtarë të organeve rregullatore, më falni, nuk do të pajtohem dhe do të bëj gjithçka që kam për të mos lejuar. E inkurajoj kryeparlamentarin Talat Xhaferi që ta caktojë atë seancë siç bën me komisionet e tjera në Kuvend. Më besoni, Kuvendi është i kompletuar, së paku tani për tani, me këta 120 deputetë”, tha Mickoski.
Ai theksoi se si opozitë nuk do të presin largimin e qeverisë por do të gjejnë mënyrën për t’i ndryshuar.
“Nuk pres nga ata që ngasin limuzina gjysmë milioni eurosh, që shkelin qilima persian në zyrat e qeverisë dhe të shtrirë bukur në kolltuqe lëkure, përderisa njerëzit vdesin nga uria dhe të rinjtë largohen nga vendi, njerëzit vdesin në spitale ose digjen të gjallë siç ishte rasti këtu në Tetovë është normale që do të ikin dhe do të duan ta thithin popullin deri në fund dhe të jetojnë me vuajtjet e popullit. Nëse mendoni se ata do të largohen vetë, ata nuk do të largohen. Ne si opozitë kemi mjetet dhe metodat tona, institucionale dhe joinstitucionale, për të luftuar për atë që mendojmë se populli pret nga ne. Të mos digjemi më, të mos përsëritet Besa Travel. Gjithmonë si njeri serioz i bëj gjërat me plan”, tha Mickoski.
Në pyetjen e gazetarëve se cilat janë ato metoda jashtëinstitucionale, ai tha se opinioni duhet të jetë i durueshëm dhe do t’i shohë