8.9 C
Tetovo
E enjte, 23 Janar, 2025
BallinaLajmeKosova shpërndan lejeqëndrimet 5-vjeçare për shtetasit e Shqipërisë

Kosova shpërndan lejeqëndrimet 5-vjeçare për shtetasit e Shqipërisë

Lejeqëndrimet e para me afat 5-vjeçar për shtetasit e Shqipërisë janë shpërndarë sot nga ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla.

Kjo marrëveshje u nënshkrua në mbledhjen e fundit të dy qeverive, me qëllim për të thjeshtësuar procedurat dhe lehtësuar jetën e shtetasve të të dy vendeve.

“Në bazë të marrëveshjes dypalëshe ndërkombëtare me Republikën e Shqipërisë, për lehtësimin e procedurave dhe kushteve për marrjen e lejeqendrimit të përkohshëm, e nënshkruar me datë 26.11.2021 në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive në Elbasan, sot janë shpërndarë lejeqëndrimet e para me afat pesëvjeçar në Republikën e Kosovës”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Me këtë marrëveshje, shtetasit e dy vendeve përfitojnë lejeqëndrimin e përkohshëm me afat pesëvjeçar (deri tani ishte me afat njëvjeçar ku shtetasit duhej të riaplikonin për çdo vit) dhe kanë lehtësim të theksuar të kritereve për pajisje me lejeqëndrim, me vetëm një dokument udhëtimi dhe deklarim adrese, ulje të theksuar të tarifave të shërbimeve.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments