Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi tha paraditen e sotme se nuk do të ketë çmime të ngrira të produkteve nga 1 marsi, por tha se marzhi i tregtarëve me siguri do të jetë i kufizuar.
Sipas tij, këtë dhe javën e ardhshme do të kemi takime të drejtpërdrejta me të gjitha palët e interesit, veçanërisht me prodhuesit dhe tregtarët e produkteve ushqimore për ato produkte të listuara në vendimin për ngrirjen e çmimeve për të gjetur një mënyrë që të mos rriten çmimet.