5.4 C
Tetovo
E hënë, 25 Nëntor, 2024
BallinaLajmeShumë shkolla ballafaqohen me mungesën e kuadrit në lëndët e Shkencave matematiko-natyrore

Shumë shkolla ballafaqohen me mungesën e kuadrit në lëndët e Shkencave matematiko-natyrore

Lartësia e pagave në arsimin fillor dhe të mesëm dhe mospërfillja sa duhet e profesionit të mësimdhënësit, supozohet të jenë faktorët kryesorë për mungesën e kuadrit në lëndët e Shkencave matematiko-natyrore, shkruan Alsat.

Aleksandar Skeparovski, dekan i Fakultetit të Shkencave matematiko-natyrore tha se duhet nisur një analizë e thellë në gjithë vendin për të kuptuar saktë shkaqet e mungesës së kuadrit dhe numrit jo të mjaftueshëm të studentëve në këtë fakultet.

“Tani vetëm mundë të supozojmë se cilat janë shkaqet dhe nëse duhet të bëjmë ndonjë supozim të tillë sigurisht ekziston një kombinim prej më shumë faktorësh. Njëra prej tyre supozoj që është lartësia e pagave për mësimdhënësit në arsimin fillor dhe të mesëm, mirëpo kjo sigurisht që nuk është arsyeja kryesore. Vlerësoj se duhet të përmirësohet statusi i tyre i përgjithshëm dhe në këtë rast edhe mediat do të kishin ndikim të rëndësishëm”, deklaroi Aleksandar Skeparovski, dekan I Fakultetit të Shkencave matematiko natyrore.

Ngjashëm vlerëson edhe mësuesi i matematikës nga Tetova, Satki Ismali. Ai madje kërkon shkurtimin e fondit të orëve për mësimdhënësit e lëndëve matematiko-natyrore. Gjithashtu, Ismaili kërkon që Ministria e Arsimit të jetë më syçelë për këtë problematikë duke gjetur çelësin kryesor për motivimin e studentëve në këto drejtime.

“Bie fjala, nëse angazhimet e mësimdhënësve janë prej 20 deri 24 orë, angazhimi I mësimdhënësve në shkencat matematiko natyror, të cilët janë matematikë, fizikë, kimi, biologji të jetë prej 16 deri në 20 orë që të ketë një motivim plus për arsimtarët dhe profesorët e ardhshëm. Duhet të mendohet në fondin e orëve. Edhe ata që fillojnë studimet, pas një ose dy vjet po i ndërpresin sepse po e shohin se çfarë sfidash po i presin”, tha Satki Ismaili, mësues i matematikës.

Matematikë, fizikë, kimi, biologji, histori dhe gjeografi janë lëndët të cilat po përballen me mungesë kuadri në shkolla fillore dhe të mesme. Në disa prej tyre nxënësit kanë ngelur disa javë rresht pa mësim për shkak se vështirë mund të gjendet zëvendësim. Nga Ministria e Arsimit tashmë kanë deklaruar se mungesa e kuadrit është si rezultat i mungesës së investimeve me kohë në fakultete të caktuara.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments