Nga Alternativa sot kanë reaguar pas kalimit të 100 ditëve të para të punës së Bilall Kasamit si kryetar i Komunës së Tetovës. Nga kjo parti thonë se Kasami nuk ka realizuar shumicën e 31 premtimeve që ka dhënë gjatë fushatës zgjedhore.
“Siç mund ta shihni, dita e mirë shihet në mëngjes. Kanë kaluar vetëm 100 ditë që Bilall Kasami të mos i mbajë plot 13 premitme. Të mos jap informacione për 5 premtime të tjera dhe të përmbush vetëm pjesërisht disa nga gjithsej 31 sa i ka deklaruar publikisht. Kjo i bie hiç më pakë se 70 për qind mashtrim vetëm për 100 ditë”, tha mes tjerash Faton Selami nga Alternativa