8.9 C
Tetovo
E hënë, 25 Nëntor, 2024
BallinaLajmeBotaItalia nis heqjen e kufizimeve anti-Covid/ S’ka më maskë, në 31 mars...

Italia nis heqjen e kufizimeve anti-Covid/ S’ka më maskë, në 31 mars zhbëhet edhe gjëndja e jashtëzakonshme

Pas dy vitesh nën një regjim të ashpër masash për shkak të pandemisë, Italia ka nisur fazën e rihapjes, e cila do të përfundojë tërësisht në muajin mars.

Nga kjo e premte, qytetarët nuk do të jenë të detyruar të mbajnë maska në ambientet e jashtme, ndërsa do të hapen edhe klubet e natës.

Kryeministri Mario Draghi bëri të ditur se më 31 mars, do të përfundojë gjendja e jashtëzakonshme dhe më 15 qershor, do të marrë fund detyrimi për imunizimin e personave mbi 50 vjeç.

“Pandemia dhe virusi kanë ndryshuar, tashmë përballemi me një tjetër situatë prandaj duhet të ndryshojmë qasjen tonë dhe të jemi pragmatikë”. 

Po ashtu, njësoj si në Britaninë e Madhe, po konsiderohet edhe heqja e izolimit për personat që rezultojnë pozitivë me koronavirus por janë asimptomatikë.

Hapi i dytë, në lidhje me përfundimin e gjendjes së jashtëzakonshme, do të lidhet me ambientet e brendshme, kinema, teatro, muzeume, restorante – dhe mjetet lokale të transportit.

Edhe Greqia ka paralajmëruar heqjen e kufizimeve deri në muajin mars, duke iu shtuar listës së gjatë të vendeve që kanë marrë këtë vendim.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments