2.3 C
Tetovo
E premte, 29 Nëntor, 2024
BallinaSportPlas sherri mes trajnerit dhe kryetarit të Federatës së Skijimit, Dardan Dehari...

Plas sherri mes trajnerit dhe kryetarit të Federatës së Skijimit, Dardan Dehari e ndjen veten në faj!

Lëndimi i Dardan Deharit, që pamundëson pjesëmarrjen në garat e skijimit në Lojërat Olimpike në Pekin, duket se është bërë mollë sherri mes trajnerit të tij dhe kryetarit të Federatës së Skijimit të Maqedonisë së Veriut.

Për këtë është deklaruar vetë Dehari në profilin e tij në Facebook.

Ai madje ka zgjedhur të flasë edhe për problemin mes trajnerit të tij dhe kryetarit të Federatës, ku ky i fundit, edhe pse trajneri i Deharit ishte pjesëmarrës në Lojërat Olimpike, kishte kërkuar sqarim nga i njëjti për mungesën e tij në punë – duke anashkaluar angazhimin e tij në lojërat olimpike, transmeton TV21.

Më poshtë shkrimi i plotë i Deharit në formë të integruar:

Më vjen shumë keq që pësova lëndim e që më parandalon të marr pjesë në garat e skijimit në LOD në Pekin. Edhe përkundër faktit që trajneri im, për të më mbrojtur mua, ma ndaloi që ta shkruaj këtë, unë megjithatë e ndjej të detyrueshme të them disa fjalë në interes të së vërtetës. Duhet të them se një nga arsyet për gjithë atë sulm dhe degradim ndaj trajnerit Antonio jam edhe unë. Antonio ishte ai i cili fuqishëm u qëndroi pas rezultateve sportive dhe e mbajti tërë ngarkesën sezonin e kaluar edhe krahas të gjitha pengesave nga kryesia e Federatës së Skijimit. Paramendoni, unë si skiatori më i mirë i Maqedonisë, pas rezultateve të sezonit të kaluar, nuk isha as i ftuar, dhe as i kontaktuar nga askush në Federaten e Skijimit të Maqedonisë, ASNJËHERË nga dita e parë e ardhjes në detyrë të kryetarit Z.Ognjan Cigovski e deri më sot, për asnjë lloj aktiviteti në lidhje me skijimin edhe pse i kam plotësuar të gjitha kriteret sipas regullores së FSM për mbështetje dhe realizim të plotë të programit për sezonin në të cilin jemi dhe për ti mbrojtur ngjyrat e Maqedonisë. Në disa mundësi u përpoqa të kontaktoj me dikë nga FSM-ja, më së shumti me kryetarin Cigovski, për të kuptuar se çfarë po ndodh, për të cilën edhe dërgova shkresë të rregullt për rezultatet dhe programin tim. I’a rikujtova se cilat detyrime ata si FSM janë të obliguar t’i bëjnë për sezonin aktual olimpik (sepse si duket nuk i dinë rezultatet e mia), por nga ta nuk pati zë. Në këtë mënyrë, me shpenzimet e mia dhe me ndihmën e Komitetit Olimpik të Maqedonisë, bashkë me trajnerin u treguam dhe u dëshmuam se si punohet dhe se rezultatet nuk blihen me para! Në vend që të luftojmë me kundërshtarët tanë në terren për rezultat sa më të mirë të mundshëm, ne si duket duhet të luftojmë me kundërshtarët “tanë” në federatë. Imagjinoni, unë jam në LOD për të përfaqësuar shtet dhe federatë, ndërsa nuk jam as i përmendur në listën e vauçerëve të dërguar nga ana e FSM-së deri te Agjencia për Rini dhe Sport. Falënderoj të gjithë ata që më ndihmuan tërë këto vite dhe veçanërisht këtë sezonë, të cilët në mënyrë të sinqertë qëndruan pas meje për t’a realizuar ëndrrën time jetësore të sportit, e cila fatkeqësisht, siç e dini të gjithë, për shkak të lëndimit të cilin e pësova këtu në Pekin, nuk do të mund ta realizoj në tërësi. Por, unë ec me kokën lart sepse e di se kush jam dhe se çfarë kam bërë në karrierën time për vendin tim, skijimin dhe sportin në përgjithësi. Mesazhi im është: Mos sulmoni sportistët dhe trajnerët, mos na e vrisni shpresën se sukseset sportive realizohen në terren dhe jo në tavolinën e gjelbër,dhe me vendime administrative…

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments