7.6 C
Tetovo
E enjte, 28 Nëntor, 2024
BallinaLajmeDeputetët votuan kundër shfuqizimit të “Qeverisë së Përzhinos”

Deputetët votuan kundër shfuqizimit të “Qeverisë së Përzhinos”

Propozim ligji për ndryshimin e Ligjit për Qeverinë i paraqitur nga OBRM-PDUKM nuk ka kaluar sot në Kuvend.

Propozimi me të cilin OBRM-PDUKM kërkon shfuqizimin e “Qeverisë së Përzhinos” me procedurë të shkurtuar dhe të organizohen zgjedhje të parakohshme, nuk mori mbështetje nga shumica e deputetëve.

Vetëm 32 deputetë votuan “për”, ndërsa 55 ishin kundër.

Propozimi kërkon heqjen e 100 ditëve të qeverisjes teknike përpara zgjedhjeve parlamentare.

Marrëveshja e “Përzhinos” u arrit në vitin 2016, pas negociatave të gjata mes katër partive më të mëdha të asaj kohe VMRO-DPMNE, LSDM, BDI dhe PDSH.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments