Nga ndërrmarrja Publike Komunale “Tetova” Tetovë njofton qytetarët se në bazë të rezultateve nga analizat e kryera nga Qendra për Shëndet Publik në Tetovë në rrjetin e ujësjellësit, uji për pije në qytetin e Tetovës është i pastër dhe për pije.
“Në bazë të rezultateve nga analizat e kryera nga Qendra për Shëndet Publik në Tetovë në rrjetin e ujësjellësit, uji për pije në qytetin e Tetovës është i pastër dhe për pije.
Nga rezultatet e marra është vërtetuar se uji nga ujësjellësi i qytetit të Tetovës, është sipas kushteve të parapara me Rregulloren për sigurinë e ujit për pije dhe Ligjit për furnizim me ujë të pijshëm(Gazeta Zyrtare e RM-së nr.46/08 dhe 183/2018).
Uji poashtu është i pastër sa i përket gjendjes së tij mikro-biologjike dhe është i sigurt për pije”, njoftojnë nga atje