10.6 C
Tetovo
E hënë, 25 Nëntor, 2024
BallinaLajmeMe e-mail, në emër të Postës u kërkohen para qytetarëve për dërgesa...

Me e-mail, në emër të Postës u kërkohen para qytetarëve për dërgesa që asnjëherë si kanë porositur/FOTO

E-maile të shumta kanë pranuar qytetarët e Maqedonisë së Veriut për dërgesa që asnjëherë nuk i kanë porositur.

Për t’u arritur kjo dërgesë e pa porositur, qytetarëve u thuhet të paguajnë 10 denarë, transmeton TV21.

Për këtë kanë reaguar nga Posta e Maqedonisë së Veriut.

“Ju njoftojmë se në emër të Shoqërisë Aksionare “Postat e Maqedonisë së Veriut” në rrjete sociale janë duke u shpërndarë dezinformata për dërgesa postare dhe vlerë të cilën shfrytëzuesi duhet ta paguajë që të tërheq dërgesën. ShA “Postat e Maqedonisë së Veriut” nuk qëndron prapa këtyre publikimeve, dhe çdokush që prezantohet si i autorizuar nga Postat, paraqet keqpërdorim klasik dhe është lëndë e veprës penale dhe përgjegjësi tjetër ligjore. Çdo rast që arrin te ne, menjëherë dokumentohet dhe paraqitet në MPB për procedurë të mëtutjeshme”, thanë mes tjerash nga Postat./TV21

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments