Kryeministri bullgar Kiril Petkov nesër niset për një vizitë zyrtare në Serbi, njoftoi shërbimi informativ i qeverisë. Sipas korrespondentit të MIA-s nga Sofja, gjatë vizitës në Beograd, kryeministri i Bullgarisë Kiril Petkov do të takohet me kryeministren serbe Ana Bërnabiq, ndërsa pas bisedës janë paraparë deklaratat e dy liderëve për media.
Vizita e Petkovit në Serbi do të jetë në fakt vizita e dytë në rajon që nga fillimi i mandatit të tij. Vizita e parë zyrtare ishte në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Një takim i përbashkët i qeverive të Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut pasoi në Sofje në 25 janar në rezidencën Bojana. Në fund të javës së kaluar, kryeministri bullgar Kiril Petkov pati një bisedë telefonike me homologun rumun Nikolae Çuka, me të cilin ranë dakord që të takohen personalisht në Bukuresht dhe të dy qeveritë të mbajnë një takim të përbashkët në vjeshtë në Sofje.
Të dy kryeministrat diskutuan gjithashtu thellimin e bashkëpunimit rajonal, projektet e infrastrukturës dhe energjisë që do të kontribuojnë në lidhjen dhe sigurinë në Evropën Juglindore.