Artikulli është përkthyer prej Perikopit nga BBC.
Kjo që shihni më lart është një vezë.
Vezët kanë qenë gjithnjë të pranishme në jetën e njerëzve me mijëra vjet. Është veç vezë, mund të thoni, por nëse jeni gati të shihni më afër – të shihni matanë kores së saj të karbonateve të kalciumit – do të gjeni një mikrokozmos të universit.
Shumë religjione e shumë tradita të ndryshme, egjiptianët e lashtë, grekët, romakët, inkat, të gjitha kanë vezë në zemër të rrëfimeve për krijimin e tyre. Në Kaliforninë jugore, rrëfimi i origjinës nga njerëzit e Kahillas [Cahuillas], e lidh krijimin e gjithë universit me plasaritjen e një veje.
Por, përtej këtyre rrëfimeve, çka thotë shkenca?
Në vitin 2006, nga të dhënat e mbledhura prej satelitit të Nasa-s Wilkinson, thoshte se universi mund të kishte formë elipsoide, ovale (vezake].