0.4 C
Tetovo
E shtunë, 23 Nëntor, 2024
BallinaLajmeGrubi: BDI përkrahë rifreskimin e ekzekutivit

Grubi: BDI përkrahë rifreskimin e ekzekutivit

BDI është e gatshme që të marrë pjesë dhe të përkrah rifreskimin e radhëve në ekzekutiv, por është kundër përdorimit të termit “fshesë”. Deputeti, Artan Grubi, është kundër përdorimit të termeve të tilla, si fshesa, për personat zyrtarë të cilët kanë ushtruar detyrë publike, pasi ata nuk mund të konsiderohen si mbeturina politike.>

“Fshesa apo pastrimi nuk është terminologji apo mënyrë e veprimit të Bashkimit Demokratik për Integrim e as e zotit Ali Ahmeti. Bëhet fjalë për bashkëpunëtorët tanë, për kolegët tanë dhe bashkëpartiakë tanë të cilët nuk janë pjesë e mbeturinave për t’u fshirë, por janë kolegët tanë që i çmojmë dhe i vlerësojmë.

Ne jemi të hapur për ta rifreskuar pjesëmarrjen tonë në pushtetin ekzekutiv, edhe pse më duhet të potencoj se të arriturat e kësaj qeverie janë të jashtëzakonshme për arsye se janë zbatuar gati të gjitha pikat e programit tonë politik, që pak a shumë në vija të trasha rrumbullakojnë premtimet tona para elektoratit shqiptar”,- theksoi deputeti i BDI-së, Artan Grubi.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments