Borxhi publik mbahet në nivel stabil. Edhe në kushte të krizës shëndetësore e cila vazhdon dy vitet e fundit, kurse tremujorin e fundit të vitit 2021 u ballafaquam edhe me krizën energjetike, me politikat dhe masat që i ndërmorëm, niveli i borxhit publik në fund të vitit 2021 shënoi ulje krahasuar me nivelin e borxhit publik në fund të vitit 2020. Në fund të vitit 2021 borxhi publik shënoi ulje për 0.1 pikë përqindje krahasuar me gjendjen e borxhit publik në fund të vitit 2020, kurse në tremujorin e tretë kishte ulje prej 3.5 pikë përqindje në raport me tremujorin paraprak.
Vazhdojmë me përpjekjen në drejtim të pozicionimit të borxhit publik nën 60% të PBB-së në kuadër të kriterit të Mastrihtit, që sipas projeksioneve në Strategjinë për menaxhim me borxhin publik në vitin 2026, borxhi planifikohet të ulet në nivel prej 57.7% të PBB-së.
Ministria e Financave i publikon të dhënat për borxhin publik në nivel tremujor, ndërsa të dhënat për borxhin shtetëror i publikon në nivel mujor. Sipas të dhënave të fundit, borxhi shtetëror më datë 31.12.2021 ka qenë në nivel prej 51.9%.