Të nderuar,
UNFPA në bashkëpunim me Klinikën Universitare për gjinekologji dhe akusheri – Shkup, dhe me përkrahje të Kryqit të Kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut, në bashkëpunim me Komunën e Bërvenicës më datë 02.02.2022 do të realizoj aktivitet pa PAGESË për PAP teste dhe EHO për gra të cilët jetojnë në vendet rurale, gjegjësisht në territorin e Komunës së Bërvenicës.
Për këtë qëllim i informojmë të gjithë gratë në territorin e Komunës së Bërvenicës, të cilat duan të realizojnë PAP test dhe EHO PA PAGESË, të drejtohen tek mjekët e tyre amë për caktimin e terminit çdo ditë pune nga ora 08:00 deri më 16:00.
Vetura e ambulantës do të jetë e vendosur në oborin e Shkollës Fillore të fshatit Bërvenicë.
Terminet fillojnë nga 02.02q.2022 prej orës 09:30 deri 14:30.