0.7 C
Tetovo
E enjte, 26 Dhjetor, 2024
BallinaLajmePETKOVI KOMENTON PËR KOVAÇEVSKIN: PREJ 8 DITËSH NË QEVERI, 4 I KALOI...

PETKOVI KOMENTON PËR KOVAÇEVSKIN: PREJ 8 DITËSH NË QEVERI, 4 I KALOI NË BULLGARI

Dimitar Kovaçevski prej një jave mban postin e kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, ndërkohë që menjëherë nisi diskutimet zyrtare me qeverinë bullgare.

Kryeministri bullgar Kiril Petkov e ka komentuar këtë fakt, duke thënë se prej 8 ditësh në qeveri, homologu i tij maqedonas 4 i ka kaluar me qeverinë e Bullgarisë, duke iu referuar deputetëve bullgarë.

Ai shtoi se një numër i madh ministrash nga Maqedonia e Veriut kanë mbërritur në Sofje dhe do të bëjnë përparim në një sërë fushash.

“Ne nuk e injorojmë në asnjë mënyrë qëndrimin bullgar. Biseduam edhe për temat që janë të rëndësishme për ne sipas qëndrimit Kornizë”, u përgjigj Petkov në pyetjen e ish-ministres së Punëve të Jashtme, Ekaterina Zaharieva.

Petkov theksoi se kryeministri Kovaçevski tha se nuk sheh ndonjë problem në përfshirjen e bullgarëve të Maqedonisë së Veriut në Kushtetutë.

“Ai nuk ndau një kohë kur do të ndodhë kjo, por gjithsesi e tha. Gjithashtu, nuk po flasim më për 5 + 1, por për 4 + 1 dhe vetëm për dy javë”, tha Petkov.

Petkov theksoi se së bashku do ta festojnë 4 shkurtin, ditën e lindjes së revolucionarit Goce Dellçev.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments