Profesoresha universitare nga Tetova Rabie Murati është përzgjedhur në mesin e 100 femrave më me ndikim në botë nga AALL(AL.L Ladies League), një lëvizje shumëkombëshe Globale e Infermierisë.
Ajo është pjesë e një grupi të quajtur G1oo ku janë emëruar, emrat e grave drejtuese në sektorë të ndryshëm. Në listë janë përfshirë edhe disa gra nga Maqedonia e Veriut, ndërsa profesoresha Rabije Murati është përfshirë për shkak të arritjeve të saj në fushën e shkencës. Ajo është doktoreshë e shkencave pedagogjike, profesoreshë e rregullt në Universitetin e Tetovës dhe prodekane e Fakultetit Pedagogjik.
-Ideja e kësaj lëvizjeje ndërkombëtare është se si të fuqizohen gratë në nivel global dhe ne qëndrojmë për të drejta dhe mundësi të barabarta për gratë dhe burrat. Në këtë grup bëjnë pjesë femrat e dëshmuara në profesionin e tyre, në shoqëri, në nivel shkencor etj. Ne duam t’i inkurajojmë gratë që të shprehen dhe të kontribuojnë për t’i bërë gratë më të vlerësuara dhe më të vlerësuara. Ato inkurajojnë të gjitha gratë që të bëjnë përpjekje, secila në fushën e vet për të krijuar sa më shumë kapacitete. G1oo është një grup eminent prej 100 grave udhëheqëse dhe më të forta në botë me një vizion për të ndikuar në të ardhmen, tha Prof. Dr. Rabije Murati.
Prof. Dr. Rabije Murati është Kryetare e Shtabit Rajonal të AJUI-së për Rajonin e Pollogut nësektori i komunikimeve dhe paraqitjeve