– Deputeti nga radhët e Bashkimit Demokratik për Integrim Arbër Ademi, përmes një konference për mmedia sot njoftoi se do ta pranojnë propozim ligjin e VMRO-DPMNE-së për ligjin për Qeverinë, me çka, siç pritet, do të shfuqizohet Qeveria teknike
Sipas asaj që tha deputeti Ademi, BDI e mbështetë një gjë të tillë por së pari duhet konsensus i gjerë.
“Të njëjtin propozim po e shqyrtojmë. Mendojmë se është e rrugës që me konsensus të propozohen zgjidhjet e tilla ligjore, aq më tepër kur kemi parasysh se me një konsensus të gjerë ndërmjet të gjitha partive politike serioze në vend, në vitin 2015-2016 u bën ndryshimet në këtë drejtim. Mendojmë se një praktikë e tillë duhet të ndiqet, një konsensus i gjerë ndëretnik dhe ndërpartiak.
BDI ka arritur dakordancë më herët si me LSDM, ashtu edhe me VMRO-DPMNE-në për shfuqizimin e qeverisë teknike, për arsye se është e palogjikshme që një vend anëtarë i NATO-s, një vend aspirant për anëtarë në BE, që pritet të hap negociata me BE, të ketë qeveri teknike për arsye të mosbesimit ndaj institucioneve për realizim të një procesi zgjedhorë”, tha Ademi.