2.9 C
Tetovo
E hënë, 20 Janar, 2025
BallinaLajmeVizita e mbretit italian VIKTOR EMANUEL III në Tetovë - 1943

Vizita e mbretit italian VIKTOR EMANUEL III në Tetovë – 1943

Disa dite para hyrjes se trupave italiane në Tetovë, në fillim te majit te vitit 1941, qytetarët me perkatesi bullgare, të cilët me padurim pritnin hyrjen e armates bullgare, ishin tepër të tendosur. Ata ishin mbledhur në shenjë revolte në Kishën ortodokse në pjesën e lagjeve “Kolltuk” dhe “Varosh” të Tetovës, prej nga do të marshonin për në sheshin e qytetit. “Gruaja e njëfar gjyqtari Tadiq, e cila kishte qenë fqinje me shtëpine e Haxhi Haki Lumes, njofton se bullgaret janë mbledhur në Kishen e qytetit, ku mbajnë meshë per nder të 72-vjetorit të mbretit italian Viktorio Emanuel Ill, që pastaj të kerkojnë kthimin e pushtetit bullgar në Tetovë”, ka kujtuar ato ditë dramatike, mesuesi Shefqet Sulejmani. Për këtë paralajmerim, Haxhi Hakiu lajmëron Abdullah Xhemilin, veprimtarin e “Beses”, kurse ky ia percjellë lajmin kreut të organizatës për atë se “bullgaret do të marshojnë drejt ndërtesës së Komunës së Tetovës dhe do të kerkojnë që Tetova të mbetet nën okupimin bullgar”. Organizata “BESA” menjëhere aktivizon anëtarët e vet, me qëllim që të ftohet populli shqiptar, që të dale në sheshin e qytetit. Ndërkohe, disa te rinj shkojnë edhe nëpër fshatra më të afërta per t’i ftuar që të vijnë sa më parë në qytet. “Pas një kohe, bullgarët të rreshtuar me nga 8 veta, në krye me flamurin bullgar, gjerman dhe italian, qe percillej me muzikë, marshojnë drejt komunës. Në ato momente, Haxhi Hakiu, për vetëmbrojtje të qytetarëve shqiptarë blen prej një katundari dy turra me hunj, që i kishte shkarkuar nga gomari para portës së Xhamise së çarshisë, në sheshin e qytetit. Kur kolona kishte arritur në shesh, shqiptarët ishin të pergatitur për vetëmbrojtje nga bullgarët e tërbuar”, ka shpalosur kujtimet Sulejmani. Pas provokimeve të rënda nga bullgarët, shkaktohet një rrahje mes shqiptarëve dhe bullgarëve, me ç‘rast njëri prej shqiptarëve (Abaz efendiu) e kishte grisur flamurin bullgar. Kishte pasur mjaft të rrahur shqiptarë. Gratë nga turma bullgare piskasnin, duke krijuar një panik të madh në mesin e tyre. Në ato momente intervenojnë ushtarët italian, duke e rrethuar sheshin e qytetit, megjithëqe disa bullgare më këmbëngulëse shkojnë deri te ndërtesa e komunës, me flamuj në duar. Këtë situatë anarkie, para hyrjes së italianëve në Tetovë, e kishin qartësuar për një çast vetë komandantët gjerman dhe italian, të cilët kishin hipur në ballkonin e Komunës së atëhershme të Tetovës e cila ishte e postuar në pjesën lindore të Shtepisë së sotme të kulturës në Tetovë, ku kishin dalë me tre flamuj të gjatë: me atë gjerman, italian dhe me flamurin shqiptar. Me këtë gjest, pushteti (protektorat) italian ua kishte bërë me dije qytetarëve bullgar se italianët e kanë nën. administrim qytetin. Pas disa ditësh, italianët e marrin në dorëzim Tetovën, prej gjermanëve. Me ngritjen zyrtare të flamurit shqiptar nga ana e gjermanëve dhe italianëve, paralajmerohej se pushteti do t’u dorëzohet shqiptarëve. Në këtë përleshje, duhet të përmendet trimeria e Abaz ef. Muhedinit, i cili, megjithëse në moshë të thyer, kishte arritur të grise flamurin bullgar, gjë që i kishte dhënë moral masës shqiptare të grumbulluar në shesh. Radio-Sofja atë natë kishte raportuar nga Tetova gjoja se “ishte derdhur gjaku bullgar deri në gjunjë”, ndonëse në këtë zenkë nuk kishte pasur asnjë të plagosur rëndë. Këto lajme të radios shumë shpejt ishin demantuar.Pas kësaj ngjarjeje dramatike, organizata kombëtare „BESA“, kishte filluar përgatitjet për ngritjen e flamurit Shqiptar në Tetovë, për çka kishte angazhuar Abdurrahman Tresi, që të vizatojë shqiponjën dykrenare për flamurin. Ai këtë punë e kryen me ndihmën e Abdullah Jusufit (I biri I Xhemil Efendisë) dhe Vejsel Hyseinit. Abaz ef. Muhedini nga dyqani I vet kishte dhuruar një top pëlhurë me ngjyrë të kuqe, për t’i përgatitur flamujt kombëtarë. Për herë të parë, flamuri shqiptar ishte përgatitur në puntorinë e rrobaqepësisë të Idriz Ibrahim – Cërcërit, I cili ishte kryetar I organizatës “BESA”. Kur u shtyp flamuri I parë, të pranishëm kanë qenë ldriz Cërcëri, Hysein Xhaferi, Shefqet Sulejmani, Abdurrahman Tresi dhe Lazër Berisha, një profesor i ardhur nga Kosova. Pasi ishte shtypur flamuri i parë, me 9 maj të vitit 1941, atë e mori Mahmut Ahmet Zeqiri, i cili bashkë me të tjerët doli jashtë, ku priste populli. Ai hipi në godinën e Vakëfit të Xhamisë së Çarshisë, që gjendej në sheshin e qytetit, prej ballkonit të së cilës ngriti flamurin shqiptar, derisa populli brohoriste nga gëzimi dhe entuziazmi. Kjo ishte ngritja e parë zyrtare e flamurit shqiptar nga vetë shqiptarët e Tetovës, ndërsa anëtarët e organizatës “BESA” e festuan këtë si një sukses të madh të tyre.Burimi i tekstit: Ismail Arsllani – Tetova në dosjen e kohës fq.130Burimi i fotografive: Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments