Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi tha se qeveria e re i ka të gjitha parametrat që të gjejë zgjidhje me Bullgarinë.
“Besoj që po. Qeveria e re i ka të gjitha parametrat që të gjejë zgjidhje me Bullgarinë. Shpresoj dhe besoj dhe do të punojmë që kjo Qeveri të vazhdojë deri në fund të 2024-tës. I mbetet skenës politike, dinamikës politike”, u shpreh Afrim Gashi.