-0.2 C
Tetovo
E diel, 24 Nëntor, 2024
BallinaLajmeGruevski mungon prej 6 muajsh në Kuvend, mund t’i merret mandati

Gruevski mungon prej 6 muajsh në Kuvend, mund t’i merret mandati

Përmbushen gjashtë muaj nga arratisja e ish kryeministrit Nikolla Gruevski në Hungari. Ai vazhdon të jetë deputet, edhe pse që në janar nuk e merr më rrogën e deputetit. Nënkryetarja e Kuvendit dhe deputetja e LSDM-së, Frosina Remenski, kujton se përmbushen kushtet ligjore që Gruevskit t’i merret edhe mandati.

Sot skadojnë gjashtë muajtë nga mungesa e paarsyeshme në punën e Kuvendit e deputetit azilant Nikolla Gruevski. Para një testi serioz dhe përgjegjësie të të gjithë deputetëve është zbatimi i procedurës për marrjen e mandatit me 80 vota “për”. Para një testi serioz është edhe Prokuroria dhe Gjykata Supreme të japë përgjigje për hetimin për arratisjen, kurse Gjykata Supreme të vazhdojë dhe të mos i heqë vendimin për dënim me burg- deklaroi Frosina Remenski, nënkryetare e Kuvendit, LSDM

Kryeparlamentari Talat Xhaferi vazhdon vizitën e tij zyrtare në Austri por nga kabineti i tij, rreth sqarimeve për procedurën, na sugjeruan t’i referohemi Rregullores së Kuvendit.

Rregullorja e Kuvendit, Neni 59

Për deputetin i cili pa arsye ka munguar në seancat e Kuvendit më shumë se gjashtë muaj, kryetari i Kuvendit e njofton Komisionin për çështje të Rregullores, mandatit dhe imunitetit.

Në bazë të propozimit të Komisionit për çështje të Rregullores, mandatit dhe imunitetit për marrjen e mandatit të deputetit, Kuvendi diskuton në seancën e parë të radhës.

Ish kryeministri Nikolla Gruevski u arratis në nëntor të vitit të kaluar pas dënimit me burg prej dy vitesh për lëndën e Prokurorisë Speciale “Tanku” për blerjen e Mercedesit luksoz. Pasi fitoi të drejtën e azilit politik në Budapest, autoritetet hungareze deri tani nuk i janë përgjigjur kërkesës së Shkupit zyrtar për ekstradimin e tij.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments