17.6 C
Tetovo
E martë, 30 Prill, 2024
BallinaLajmeBotaSTOLTENBERG: GATISHMËRI NË NATO NËSE DËSHTON DIALOGU ME RUSINË

STOLTENBERG: GATISHMËRI NË NATO NËSE DËSHTON DIALOGU ME RUSINË

JAVËN E ARDHSHME CAKTOHET KËSHILLI NATO-RUSI PËR SITUATËN NË UKRAINË

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s theksoi se Aleanca duhet të jetë e përgatitur në rast se dështon dialogu në mes Rusisë dhe Perëndimit, në takimin e caktuar për të mërkurën e javës së ardhshme. Tensionet vazhdojnë, kanë vlerësuar shefat e diplomacive të NATO-s, në takimin e djeshëm urgjent online, ndërsa grupimet e ushtrisë ruse dhe pajisjeve të rënda në kufirin me Ukrainën e kanë dëmtuar sigurinë në Evropë.

Disa ditë para mbajtjes së Këshillit të parë në mes NATO-s dhe Rusisë, pas atij në korrik të vitit 2019, Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës, Jens Stoltenberg, theksoi se do të ndërmerren të gjitha mjetet politike që të parandalohet ushtrimi i forcës në Ukrainë, por edhe se NATO-ja duhet të jetë e përgatitur në rast se dialogu dështon. Grumbullimi i forcave ushtarake ruse në kufirin me Ukrainën vazhdon, me dhjetëra mijëra ushtarë dhe pajisje të rënda, vlerëson Stoltenberg.

JENS STOLTENBERG, SEKRETAR I PËRGJITHSHËM I NATO-s

“Rreziku nga konflikti është real. Aksionet agresive ruse seriozisht e minojnë rendin e sigurisë në Evropë. Ministrat e NATO-s theksojnë se çfarëdoqoftë agresioni i mëtejshëm kundër Ukrainës do të ketë pasoja të rëndësishme, ndërsa Rusia do të paguajë çmim të lartë.”

Presidenti rus, Vladimir Putin, kërkon garanci se Kievit nuk do t’i mundësohet anëtarësim në NATO, por SHBA-të dhe Aleanca e hedhin poshtë këtë, me pohimin se çdo vend ka të drejtë sovrane t’i zgjedhë aleatët e tij. Sekretari Amerikan i Shtetit, Entoni Blinken, thotë se Rusia për vite me rradhë i minon institucionet demokratike ukrainase.

ENTONI BLINKEN, SHBA

“Në qoftë se Rusia zgjedh eskalim të mëtejshëm,ne do të përgjigjemi shpejt. SHBA-të, Gjermania, aleatët tanë në NATO, BE-ja, G-7, të gjithë janë shumë të qartë se Rusia do të përballet me pasoja të mëdha në qoftë se e vazhdon agresionin kundër Ukrainës.”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments