8.9 C
Tetovo
E martë, 30 Prill, 2024
BallinaLajmeGjuajtje me armë përpara xhamisë “Atik” në Janjë të Bosnjës, boshnjakët ndihen...

Gjuajtje me armë përpara xhamisë “Atik” në Janjë të Bosnjës, boshnjakët ndihen të kërcënuar

Mëngjesin e djeshëm, të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar përpara xhamisë “Atik” në Janjë të Bosnjë dhe Hercegovinës.

Sipas dëshmitarëve okularë, disa burra me disa makina janë ndalur në autostradën Bijeljina – Zvornik, ku kanë fyer në baza kombëtare besimtarët që po ktheheshin nga namazi i mëngjesit.

Siç shkruan Tuzlapress, personat kanë gjuajtur në ajër, teksa kanë përdorur edhe fjalë fashisto-shoviniste.

Më tej, sipas këtij mediumi, tashmë policia boshnjake ka bërë të ditur se një person është identifikuar si drejtues i veturës, ku i njëjti edhe e ka dorëzuar vullnetarisht në polici një pistoletë me gaz.

Për ngjarjen ka reaguar edhe grupi “Remembering Srebrenica”, duke thënë se ngjarje të tilla po bëhen më të shpeshta në shumë pjesë të Bosnjës.

“Skena tmerrësisht shqetësuese. Fatkeqësisht, akte të tilla frikësimi të drejtuara ndaj të mbijetuarve që tashmë kanë duruar kaq shumë vuajtje po bëhen gjithnjë e më të shpeshta në shumë pjesë të Bosnjës dhe nuk mund të lejohen të vazhdojnë. Ne duhet të qëndrojmë së bashku kundër urrejtjes”, thuhet në reagimin e tyre, transmeton Klankosova.tv.

Kujtojmë se për këtë kanë reaguar edhe popullata boshnjake në Janjë, ku për ngjarjen u shprehen të indinjuar, duke e cilësuar këtë si provokim, fyerje dhe kërcënim.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments