8.4 C
Tetovo
E mërkurë, 27 Nëntor, 2024
BallinaLajmeBotaSHBA-ja ngre pyetje për trupat e huaja në Kazakistan

SHBA-ja ngre pyetje për trupat e huaja në Kazakistan

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken tha se Shtetet e Bashkuara kanë pyetje lidhur me kërkesën e Kazakistanit për ndihmë nga organizata e sigurisë, e udhëhequr nga Rusia.

Kazakistani ka kërkuar trupa nga Organizata e Traktatit për Siguri Kolektive (CSTO) që të shtypë protestat, që kanë lënë të vdekur dhjetëra persona në këtë shtet të Azisë Qendrore.

Kryediplomati amerikan tha se autoritetet kazake “kanë kapacitet për t’u përballur me protestat” në atë mënyrë që do të respektoheshin të drejtat e protestuesve dhe në të njëjtën kohë duke vënë rend dhe ligj.

“Prandaj nuk është e qartë pse ata e ndien të nevojshme për të kërkuar ndihmë nga jashtë, dhe ne jemi duke u munduar që të kuptojmë më shumë për këtë gjë”, tha Blinken gjatë një konference për media më 7 janar në Departamentin e Shtetit.

Më herët gjatë javës, Kazakistani kërkoi ndihmën nga gjashtë anëtarët e CSTO-së, që përbëhet nga Rusia, Bjellorusia, Kazakistani, Kirgizia, Taxhikistani dhe Armenia, pas shpërthimit të protestave për shkak të rritjes së çmimit të energjisë.

Rusia ka dërguar disa mijëra trupa në Kazakistan nën siglën e CSTO-së.

“Unë mendoj se një mësim nga historia e kohëve të fundit është se kur rusët janë në shtëpinë tuaj, ndonjëherë është shumë e vështirë që t’i detyrosh që të largohen”, tha Blinken.

Komentet e Blinken erdhën pasi presidenti kazak, Qasym-Zhomart Toqaev njoftoi se ka autorizuar personelin e sigurisë që të qëllojnë pa paralajmërim protestuesit, edhe pse forcat e sigurisë duket se kanë nën kontroll shumicën e qyteteve në Kazakistan.

Dhjetëra persona janë vrarë në protestat e paprecedentë kundër qeverisë që nisën për shkak të zemërimit me rritjen e çmimeve të energjisë. Kjo është dhuna më vdekjeprurëse në Kazakistan në tre dekadat që prej se ky shtet shpalli pavarësinë nga Bashkimi Sovjetik.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments