2.4 C
Tetovo
E hënë, 20 Janar, 2025
BallinaEkonomiNjë familje tre anëtarëshe me të ardhura deri në 21.000 denarë do...

Një familje tre anëtarëshe me të ardhura deri në 21.000 denarë do të marrë ndihmë për faturat e energjisë elektrike!

Qeveria ka miratuar Programin për mbrojtjen e konsumatorëve të cenueshëm të energjisë për vitin 2022. Ata thonë se janë siguruar 60 milionë denarë për mbi 7500 amvisëri me të ardhura të ulëta, të cilat në vitin 2022 do të kenë fatura të reduktuara të energjisë elektrike nga 600 në 800 denarë.

Në kushtet e një krize të deklaruar në furnizimin me energji elektrike, Ministria e Ekonomisë me këtë program për herë të parë këtë vit prezanton ndihmën financiare për kategoritë më të rrezikuara të personave me të ardhura të ulëta, të cilët nuk janë përfitues të asistencës së garantuar sipas ligjit, qeverisë. thuhet në një deklaratë.,përcjell www.telegrami.mk

Sipas programit, përkrahje financiare do t’u jepet individëve nëse të ardhurat e tyre të rregullta mujore nuk i kalojnë të ardhurat neto, si vijon: për një person beqar deri në 15.194 denarë; për amvisëri me dy anëtarë deri në 18.000 denarë; për amvisëri me tre anëtarë deri në 21.000 denarë; për amvisëri me katër anëtarë deri në 25.000 denarë; për amvisëri me pesë ose më shumë anëtarë deri në 30.000 denarë.

Ministria e Ekonomisë do të shpallë një thirrje publike për zbatimin e programit në janar 2022 dhe ndarja e mbështetjes financiare do të bëhet me parimin e të ardhurave më të ulëta të familjeve në vitin 2021, në secilën nga kategoritë deri në shterimin e fondeve. siguruar nga Buxheti i Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2022 për këtë qëllim, thonë nga Qeveria.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments