Më së shumti borë mëngjesin e sotëm ka në Kodër të Diellit, ku janë matur 25 centimetra trashësi të borës, e më pas në Mavrovi Anovi – pesë centimetra.
Mëngjesi më i ftohtë ishte në Petrovec- Shkup- Tetovë, Berovë dhe Kumanovë me minus tre gradë Celsius dhe në Shtip dhe Strumicë me minus dy gradë. Më e nxehta ka qenë në Popova Shapka, ku janë matur pesë gradë Celsius.
Gjatë natës moti ka qenë kryesisht i kthjellët, ndërsa sot në mëngjes në luginat përgjatë Povardarisë ka mjegull, kryesisht në pjesën lindore të luginës së Shkupit me dukshmëri të zvogëluar deri në 200 metra. Frynte erë e lehtë deri mesatare nga jugu, ndërsa në zonat malore veriperëndimore erë mesatare deri e fortë nga perëndimi.
Moti sot do të jetë me diell me vranësira të vogla deri në mesatare lokale. Paradite në disa lugina do të ketë mjegull. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga jugu. Temperatura maksimale do të arrijë nga 9 deri në 17 gradë.
Në Shkup në mëngjes me mjegull, kurse gjatë ditës kryesisht me diell me erë të dobët jugore. Temperatura maksimale do të arrijë deri në 11 gradë.