7.2 C
Tetovo
E mërkurë, 27 Nëntor, 2024
BallinaEkonomiRMV -Doganat vitin e kaluar arkëtuan 1.68 miliardë euro

RMV -Doganat vitin e kaluar arkëtuan 1.68 miliardë euro

Drejtoria doganore e mbyll vitin 2021 me gjithsej të hyra të inkasuara në vlerë prej 103,47 miliardë denarë ose 1,68 miliardë euro në bazë të detyrimeve doganore, TVSH, akcizave dhe taksave tjera nga importi dhe tregtia e brendshme.

Të hyrat e mbledhura në vitin 2021, siç informojnë Drejtoria doganore, janë më të larta për 24,7 për qind krahasuar me vitin 2020 ose 12,81 për qind në krahasim me vitin 2019.

Drejtoria doganore në vitin 2022 do të jetë e përqendruar në zbatimin e masave dhe aktiviteteve që kanë për qëllim dhe kontribuojnë në rritjen e disiplinës financiare dhe mbledhjen e të hyrave nga të gjithë pjesëmarrësit në procedurat doganore”, thonë nga Drejtoria doganore.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments