10.5 C
Tetovo
E martë, 26 Nëntor, 2024
BallinaLajme“REGJIM HIBRID” SELA REAGON ASHPËR NDAJ QEVERISË: MPB KA BLLOKUAR 8 MIJË...

“REGJIM HIBRID” SELA REAGON ASHPËR NDAJ QEVERISË: MPB KA BLLOKUAR 8 MIJË KËRKESA PËR SHTETËSI DO TË ANGAZHOJMË AVOKAT

Kryetari i Opozitës Shqiptare Ziadin Sela në takimin e fundvitit me gazetarët,sot në Shkup ka folur për ngjarjet dhe momentet më të rëndësishme politike që e karakterizuan vitin që po lëmë pas.
News33.tv përcejll se Sela ka reaguar me tone të ashpra kundër pushtetit aktual e quajtur regjim hibrid ashtu siç edhe e kanë cilësuar shumë organizata ndërkombëtare. Ai ka ndarë gjithashtu se për fat të keq  janë shum pak momente pozitive të ndodhura gjatë vtitit, por gjithashtu tregon dhe arritjen më të rëndësishme të Aleancës për Shqiptarët,  e cila ka të bëjë me miratimin e ligjit për shtetësi i propozuar nga opozita shqiptare.

“Kur e filluam këtë iniciativë të gjithë na shihnin me skepticizëm,madje duke na thënë se janë një numër I vogël qytetarësh që nuk kanë shtetësi,por ne rezistuam,besuam dhe punuam fuqishëm deri në bllokim të institucioneve dhe përfundimisht arritëm të bindim pushtetin në kërkesën tonë e për rezultat sot kemi një ligj që pas tre dekadave po zgjidhim një problem shumë të rëndësishëm për një numër goxha të madhe qytetarësh”

Më tej Ziadin Sela është shprehur se nuk janë janë 1 mijë e dy mijë ashtu siç mundohej pushteti të na bindë por se janë mbi 8 mijë kërkesa që për momentin janë bllokuar nga ana e Ministrisë së punëve të brendshme,edhe pse sipas ligjit nuk e kanë këtë të drejtë.

“: Për momentin që po flasim, sipas informacioneve tona,janë mbi 8 mijë kërkesa që janë bllokuar nga ana e MPB edhe pse në bazë ligjit tonë këtë të drejtë nuk e kanë,d.m.th ata po thyejnë ligjin duke mbajtur të bllokuara 8 mijë kërkesa për shtetësi,por ne nuk do të qëndrojmë duarkryq,do të angazhojmë avokat me qëllim që të zgjidhim një her e mirë këtë problematikë tre dekadash që po I ndjek Shqiptarët këtu në Maqedoninë e Veriut” ka thënë Sela gjatë takimit me gazetarë sot në Shkup.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments