12 C
Tetovo
E martë, 26 Nëntor, 2024
BallinaLajmeHamdi Sulemani këshilltar i Listës Më mirë për Tetovën / Rishqyrtimi i...

Hamdi Sulemani këshilltar i Listës Më mirë për Tetovën / Rishqyrtimi i bllokut urban 57, i cili gjendet afër Shik Jellak-ut , nga këshilltarët e Lëvizjes Besa nuk u përkrahë …

“Unë si Hamdi Sulemani – këshilltar nga nisma “Më mirë për Tetovën” në mbledhjen kordinative ua prezantova se do të kërkojmë në këshillin komunal që si pikë të vendoset në rend të ditës propozimi për rishqyrtimin edhe njëherë të bllokut urban 57, i cili gjendet afër Shik Jellak-ut dhe njëkohësisht ajo pikë u diskutua dhe u nxorr në votim, ku pikërishti nga këshilltarët e Lëvizjes Besa nuk u përkrahë ajo pikë dhe shkoi me 15 vota Pro. Ne e dijmë se të nevojshme janë 16 vota – të gjithë këshilltarët e pozitës t’i bashkangjiten këtij procesi. Kemi dyshime, se ndoshta edhe garnitura e re kanë ndonjë interes më të madh dhe për momentin pezulluan rishqyrtimin e atij plani urbanistik. Gjithsesi, edhe ne si iniciativë do të angazhohemi dhe do të analizojmë më tej sesi do të veprojmë, duke e ditur se sot kalohet buxheti. Ne jemi pro buxhetit, por në seancat e ardhshme ne do të kemi kërkesat edhe të një seance të jashtëzakonshme për shqyrtimin e kësaj pike.” – deklaron Sulemani nga MMPT.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments