Ministri i Shëndetësisë në dorëheqje Venko Filipçe i pyetur rreth rastit të mbrëmshëm kur një pacient heq maskën dhe ndez cigaren, duke vënë në rrezik veten dhe pacientët e tjerë që kanë qenë në të njëjtën dhomë me te, tha se të gjithë duhet të jemi të përgjegjshëm
“Sa i përket rastit të djeshëm, për fat të mirë ka pasur njerëz aty afër dhe kanë intervenuar shumë shpejtë duke shmangur një tragjedi më të madhe. Duhet të jemi më të kujdesshëm dhe më të përgjegjshëm”, tha Filipçe.