Dua të sqaroj se ministri i drejtësisë nuk jep asnjë propozim për falje në këtë rast këto janë falje specifike sepse janë falje në grup me rastin e Vitit të Ri që bëhen çdo vit dhe listat që propozohen janë bërë nga drejtorët e burgjeve. Mendoj se disa nga emrat e kontestuar nuk do të jenë as në lista. Pra, draft listat janë nga burgjet dhe jo nga Ministria e Drejtësisë. Ato lista kalojnë nëpër katër filtra, tha Ministri i Drejtësisë Bojan Mariçiç për Utrinski Briefing.
Zëvendësministri i Drejtësisë, Agum Nuhiu, përmes një komunikate në Facebook ka thënë se po distancohet nga lista e faljeve të të dënuarve të nënshkruar nga ministri i tij Bojan Mariçiq, e cila duhet t’i dërgohet presidentit Stevo Pendarovski.
Në listën për falje nga vuajtja e një pjese të dënimit me burg apo për falje të plotë janë 48 persona si propozim për Presidentin e Ministrisë së Drejtësisë. Ndër emrat janë biznesmeni Seat Koçan, Aleksandar Vasilevski-Ninja, dëshmitari kontrovers i prokurorisë për ngjarjet e 27 prillit 2017, Boban Iliq, i dënuar për vrasjen e Almirit 4-vjeçar në Kumanovë.