1.8 C
Tetovo
E shtunë, 23 Nëntor, 2024
BallinaLajmeAgim Nuhiu, zëvendësi i Bojan Mariçiqit: Nuk jam dakord me faljet e...

Agim Nuhiu, zëvendësi i Bojan Mariçiqit: Nuk jam dakord me faljet e tij

Në listën për falje nga vuajtja e një pjese të dënimit me burg apo për falje të plotë janë 48 persona si propozim për Presidentin e Ministrisë së Drejtësisë. Ndër emrat janë biznesmeni Seat Koçan, Aleksandar Vasilevski-Ninja, dëshmitari kontrovers i prokurorisë për ngjarjet e 27 prillit 2017, Boban Iliq, i dënuar për vrasjen e 4-vjeçarit Almir në Kumanovë…

– Për propozimet për faljen e disa të burgosurve, nuk jam dakord me zv/ministren e Drejtësisë dhe natyrisht kam reaguar institucionalisht!

Propozimet drejtuar Drejtorisë së Burgjeve për faljen e të burgosurve të caktuar që me veprat e tyre kriminale shqetësonin qytetarët dhe rrënuan themelet e shtetit, nuk do të kenë kurrë mbështetjen time dhe nuk duhet të kenë as mbështetjen e Ministrisë së Drejtësisë.

“Nuk do të heshtim kurrë për kauzën e drejtësisë!”, ka shkruar zëvendësministri që vjen nga radhët e BDI-së.

Versioni përfundimtar i listës do t’i dërgohet Komisionit të Faljes, në zyrën e Presidentit.

https://vesnik.com/node/233029

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments