5.5 C
Tetovo
E diel, 24 Nëntor, 2024
BallinaLajmeAmbasadori slloven në RMV Predan: Është koha që Maqedonia e Veriut të...

Ambasadori slloven në RMV Predan: Është koha që Maqedonia e Veriut të dërgojë ambasador në Sofje

Ambasadori slloven Millan Predan në intervistën për Radio Evropa e Lirë thotë se është koha që Maqedonia e Veriut përfundimisht të dërgojë ambasador në Sofje.

“Mendoj se kjo gjithsesi nuk ka ndihmuar, të mos ketë ambasador dhe përfaqësim të fortë diplomatik në Sofje, gjithsesi ishte arsye që ndoshta komunikimi nuk ishte siç duhet, dhe nuk duhet të jetë  kushdo. Tani këtij vendi në të vërtetë i duhet një diplomat me përvojë i cili do të jetë në kontakt të përditshëm me qeverinë e re, sepse kjo është mënyra e vetme të arrihet marrëveshje dhe ndoshta kjo është mënyra e vetme që të shkurtohet koha. Qeveria e re e Petkovit flet për gjashtë muaj”, thekson Predani, vendi i të cilit është kryesues aktual i Unionit.

Për marrëveshjen prej dhjetë pikave të kryeministrit bullgar Krili Petkov me partnerët e koalicionit në Qeveri për pozicionin ndaj Shkupit, Predani nuk deshi të japë  komente, por mendon se ka njoftime pozitive nga pala bullgare që disi paralajmëron qasje më pragmatike.

Thekson se për zgjidhjen e kontestit nevojitet dialog dhe se plotësisht janë të vetëdijshëm se nuk do të jetë një detyrë e lehtë, të arrihet deri në marrëveshje në çështje vërtetë të vështira. Thotë se nëse ndryshohet qasja, të cilën e paralajmëroi edhe Petkovi, fokusi në vend të historisë të jetë në të tanishmen de të ardhmen, në infrastrukturë, kulturë, media, arsim, atëherë mundësitë janë më të mëdha. “Nëse ka një marrëveshje të mirë për këto fusha atëherë ndoshta kjo do ta ndryshojë atmosferën dhe do të ketë besim më të madh reciprok”, thotë Predani.

Lidhur me tekstet shkollore maqedonase dhe fashistët bullgarë në to dhe nëse është e pranueshme një çështje e këtillë të realizohet në BE, Predani thekson se është e qartë në vilat vlera bazohet Unioni, Evropa e pasluftës është ndërtuar dhe ndarja e historisë në Luftën e Dytë Botërore gjithsesi nuk është mes këtyre vlerave.

Lidhur me vendimin e fundit të Këshillit për Punë të Përgjithshme të BE-së, i cili edhe këtë herë nuk dha dritë të gjelbër, por bëri thirrje për miratim më të shpejtë të kornizave negociuese për Maqedoinë e Veriut dhe Shqipërinë, Predani mendon se është pozitive kjo që konkluzionet për zgjerim janë miratuar për dallim nga viti i kaluar, kur kjo nuk ndodhi, që të thotë se procesi i zgjerimit ende është gjallë.

Përkujtoi se në fillim të kryesimit të Sllovenisë me BE-në ai ka theksuar se mund të premtojnë  mrekulli, duke i pasur parasysh të gjitha rrethanat, por përmendi se Sllovenia ka punuar shumë në këtë çështje dhe ka bërë gjithçka që ka mundur në këtë gjendje aktuale për t’i shtyrë këtë çështje përpara. Predani shpjegon se rrethanat në të dyja vendet nuk ka shkuar në favor të gjetjes së zgjidhjeve të shpejta, duke i pasur parasysh zgjedhjet në Bullgari edhe ato në Maqedoninë e Veriut.

Ai shfaqi bindje se kryesimi slloven ka përgatitur terrenin për kryesimin e ardhshëm francez, që fillon nga 1 janari, të realizojë përparim.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments