E gjithë skena e hyrjes në Bar Amerika, kthyer në një qendër votimi, u vëzhgua nga rojet e kësaj selie diplomatike e cila dha bekimin për shpalljen Non Grata të ish kryetarit të PD.
Vendi i zgjedhur për të votuar aspak rastësor. Ishte një tjetër veprim sfidues në vazhdën e shumë të tjerëve ndaj SHBA.
Pasi hodhi votën në këtë referendum organizuar prej tij e lartësoi vlerat e konservatorizmit, Sali Berisha paralajmëroi se si ai do ti kundërvihet takimit të radhës këtë të hënë në Tiranë të Open Balkan.
E ndërsa Sali Berisha do ti prijë kësaj proteste, Edi Rama, Aleksandër Vucic dhe Zoran Zaev, do të vijojnë agjendën e tyre të “Open Balkan”, me nënshtrimin e disa marrëveshj