6.6 C
Tetovo
E mërkurë, 27 Nëntor, 2024
BallinaLajmeMaqedoni: Nuk mendohet për masa të reja kufizuese gjatë festave të fundvitit

Maqedoni: Nuk mendohet për masa të reja kufizuese gjatë festave të fundvitit

Afrimi i festave të fund vitit dhe përhapja e variantit Omikron, nuk hamendëson autoritetet shëndetësore për vendosjen e masave kufizuese shtesë.

Edhe pse qytetet turistike të vendit ofrojnë aranzhmane të shumta për fund vit ndërsa organizimet nëpër kafene dhe restorante nuk mungojnë, ministri i Shëndetësisë thotë se nuk pret që festimet e fund vitit të sjellin përkeqësim të situatës epidemiologjike.

“Konsideroj se nuk ka nevojë për asnjë lloj kufizimi por në mënyrë absolute ka nevojë për respektim te protokolleve të cilat edhe tani janë në fuqi. Të gjitha festat që janë para nesh, iu bëj thirrje qytetarëve të mbajnë llogari t’i mbajnë maskat, distanca është shumë e rëndësishme që të mos përballemi sërish me përkeqësim të situatës epidemiologjike. Të gjitha masat mbeten të njëjta, janë dimensionuar që të mos krijojnë shumë rrëmujë brenda hapësirave të mbyllura. Shpresoj të mos kemi përkeqësim të situatës apo paraqitjen e ndonjë varianti të ri”, deklaroi Venko Filipce, Ministër i Shëndetësisë.

Sa i përket procesit të vaksinimit, Filipce theksoi se përveç efekteve të lehta pa pasoja serioze, nuk ka arsye që marrja e vaksinës nga ana e qytetarëve, përfshirë dhe ata të moshës më të re të mos aplikohet.

“Nuk ka absolutisht asnjë efekt anësor vaksina kundër Kovid tek popullata më e re. Me të vërtetë nga e gjithë popullata, vaksinimi ka pasur shumë pak efekte të pa dëshirueshme. Vetëm dhimbje apo skuqje në vendin ku është dhënë vaksina, aq. Kështu që ne në sasinë totale të vaksinave të porositura I futem dhe fëmijët , nuk mundëm të vendosim se sa do jetë nevoja, por një numër I caktuar I popullatës së re të ketë mbulim me vaksina”, tha Venko Filipce, Ministër i Shëndetësisë.

Në analizën e fundit të Ministrisë së Shëndetësisë theksohet rëndësia e vaksinimit të popullatës, si zgjidhje e vetme për tejkalimin e krizës me pandeminë. Brenda analizës theksohet se 67% e rasteve pozitive me Kovid, të cilat janë diagnostikuar nga muaji gusht e deri në mes të dhjetorit kanë qenë të pa vaksinuar. 98% e personave të hospitalizuar janë të pa vaksinuar, ndërsa vetëm 2% e të gjithë atyre që momentalisht janë të shtrirë në Spital janë të vaksinuar plotësisht. Edhe vdekshmëria, sipas analizës tek personat e pa vaksinuarit është në mënyrë drastike më e lartë se sa tek personat e imunizuar kundër Kovid19./Alsat/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments