0.4 C
Tetovo
E shtunë, 30 Nëntor, 2024
BallinaLajmeDrejtoria për Zbatimin e Sanksioneve Maqedoni: Vetëm përfaqësuesit i konsullatës mund të...

Drejtoria për Zbatimin e Sanksioneve Maqedoni: Vetëm përfaqësuesit i konsullatës mund të takojë të burgosurit, jo edhe funksionarët

Drejtoria për Zbatimin e Sanksioneve nuk lejoi vizitën e kërkuar ndaj të burgosurve për rastin “Lagja e Trimave”. Kërkesa ka qenë e zëvendësministrit të Drejtësisë nga Kosova, Blerim Sallahu, ndërsa ai, siç theksojnë nga drejtoria, mund ta vizitojë Enti Ndëshkimor Përmirësues Idrizovë, por jo edhe të dënuarit.

Nga DZS-ja njoftojnë se sipas Ligjit për zbatimin e sanksioneve, të dënuarit e huaj që vuajnë burgimin në entet ndëshkimore përmirësuese në Maqedoninë e Veriut mund të vizitohet nga përfaqësuesi në konsullatë në përputhje me të drejtën ndërkombëtare nën kushte të reciprocitetit.

“Përfaqësuesi konsullor është i obliguar më herët të caktojë vizitë në institucionin ku personi vuan dënimin. Në këtë rast, Ambasada e Republikës së Kosovës ka dërguar kërkesë t’i mundësohet zëvendësministrit të Drejtësisë së Republikës së Kosovës të vizitojë shtetasit e Kosovës që vuajnë dënimin në burgun e Idrizovës e që janë arrestuar që nga viti 09.05.2015 në Kumanovë”, thuhet në njoftimin e Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve.

Sipas drejtorisë, ministri i Drejtësisë nuk është përfaqësues konsullor i shëtit të tij në Maqedoninë e Veriut, por përfaqësues politik i Kosovës i cili nuk është i autorizuar të jetë përfaqësues konsullor.

“Për këtë shkak duke respektuar ligjin, Drejtoria për Zbatimin e Sanksioneve njofton se nuk mund të lejojmë kërkesën për vizitë të të dënuarve të përmendur në tekstin më lartë”, thuhet në njoftimin e DZS-së.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments