0.5 C
Tetovo
E shtunë, 30 Nëntor, 2024
BallinaLajmeEdhe pse na bllokojnë, ende e duam BE-në! Më së shumti i...

Edhe pse na bllokojnë, ende e duam BE-në! Më së shumti i besojmë ARM-së dhe presidentit, më pak gjyqësorit

Edhe krahas vetos që e morëm për fillimin e negociatave me BE-në, një pjesë e madhe e qytetarëve edhe më tej me përkrahje të madhe për anëtarësimin e vendit në Union, ndërsa pritshmërie e tyre janë se kjo mund të ndodhë gjatë 6 muajve të ardhshëm. Këtë e tregon hulumtimi i Qendrës për strategji evropiane Eurothink. Gjysma e të anketuarve thonë se BE nuk është e drejtë ndaj Maqedonisë. Njëkohësisht është ulur edhe numri i atyre që mendojnë se Bullgaria paraqet kërcënim serioz për Maqedoninë.

 “Në disa hulumtimet e fundit, rreth gjysma e qytetarëve mendojnë se kjo sjellje nuk është e drejtë dhe është kërcënuese, konkretisht për shkak të vetos së  Bullgarisë, megjithatë edhe paraprakisht për shkak të vetos së Francës. Është interesante se është rritur përqindja e atyre që mendojnë se kjo sjellje është e drejtë dhe miqësore, që do të thotë rreth 10% më shumë në krahasim me vitin e kaluar”, tha Dimitar Nikollovski, drejtor ekzekutiv i Eurothink.

Sa i përket besimit tek institucionet, hulumtimi ka treguar se qytetarët më së shumti i besojnë Armatës dhe Presidentit, ndërsa më pak gjyqësorit.

 “Besim më të madh kanë shprehur ndaj Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut, 47%  nga të anketuarit, 31% i besojnë Presidentit, pastaj vijojnë bashkësitë fetare në vend të katërt është policia me 25% , ndërsa  prokuroria dhe gjykatat me më pak besim, prej 8%”, thonë nga Eurothink.

Qendra për politika evropiane Eurothink hulumtimin e ka kryer nga 23 deri më 30 nëntori të këtij viti.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments