4.4 C
Tetovo
E enjte, 5 Dhjetor, 2024
BallinaLajmeSkender Rexhepi-Zejdi: E dinim që s’do ketë datë në dhjetor, po presim...

Skender Rexhepi-Zejdi: E dinim që s’do ketë datë në dhjetor, po presim në janar(video)

Skender Rexhepi tha për TV21 se e dinim që nuk do të kemi datë për negociata në dhjetor, dhe kjo ka qene vetem marketing i PR politik qe do te jepet data ne dhjetor.

Ai tha se kane shpresa per ne Janar dhe nese kjo nuk do te ndodhe ateher do te shohin hapat e metutjeshem si do te veprojne si parti.

Riformatimi i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, pas dorëheqjes së paralajmëruar nga kryeministri Zoran Zaev, ndodh në kohën kur ky vend pret zhbllokimin e procesit të integrimit evropian.

Maqedonia e Veriut pret që në samitin e Bashkimit Evropian, që mbahet më 16 dhjetor, Sofja të heqë veton, që bllokon mbajtjen e konferencës ndërqeveritare midis BE-së dhe Qeverisë maqedonase, por kjo duket një mision i pa mundur.

Partia shqiptare, Alternativa, e cila në zgjedhjet lokale të tetorit ka garuar si pjesë e opozitës, ka bërë të ditur se me katër deputetët e saj do të jetë pjesë e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut. Kryetari i kësaj partie, Afrim Gashi, ka thënë se ky veprim është ndërmarrë për t’i dhënë shans procesit të integrimit të vendit në Bashkimin Evropian.

Njohësit e çështjeve politike janë të ndarë rreth mendimit nëse dështimi i procesit të integrimeve do ta detyrojë ose jo partinë e Gashit të largohet nga pushteti, e me këtë ta vë në pikëpyetje edhe shumicën parlamentare.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments