Një veturë tip Audi me targa zvicerane ka përplasur dy policë mbrëmë rreth 25 minuta pas mesnate në kryqëzimin e Tremnikut në afërsi të Negotinës.
Sipas informacioneve të MPB-së, efektivët e policisë kanë tentuar të ndalojnë mjetin për shkak të dyshimeve për kontrabandë me emigrantë. Mirëpo vetura nuk është ndalur në shenjën e dhënë dhe ka goditur zyrtarët policorë, të cilët janë transferuar në kompleksin e klinikave “Nënë Tereza” ku janë konstatuar lëndime trupore.
Kontroll në vendngjarje ka kryer një ekip i stacionit policor të Negotinës dhe po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit, njofton MPB.