Deputetët sot në suaza të vazhdimit të seancës së 54-të duhet ta fillojnë debatin për Propozim-buxhetin e vitit 2022.
Të ardhurat e përgjithshme janë planifikuar në 238,9 miliard denarë dhe janë për 7,4 për qind më të larta nga ky vit. Shpenzimet e përgjithshme janë planifikuar në nivel prej 272,4 miliard denarë, që është për 1,4 për qind më shumë se në vitin 2021. Deficiti planifikohet në nivel prej 33,5 miliard denarë ose 4,3 për qind e BPV-së dhe është më i ulët për 2,2 për qind në krahasim me deficitin e vlerësuar në vitin 2021. Në propozim-buxhetin për vitin 2022 për investimet kapitale janë parashikuar 37,8 miliard denarë, që është për rreth 27 për qind më shumë në krahasim me vitin 2021.
Sipas ministrit të Financave Fatmir Besimi, me Propozm-buxhetin për vitin 2022 sigurohet funksionim pa ndërprerë i funksioneve në shtet, mbështetje e fuqishme financiare për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik, të përshpejtuar dhe përfshirës.
Pas debatit në Komisionin kuvendor për financim dhe buxhet, ku ishte përfunduar edhe debati i amendamenteve, Propozim-buxheti ishte kthyer sërish në Qeveri e cila pranoi 23 amendamente në vlerë të përgjithshme prej 382 milion denarë. Plotësisht, me propozim të Ministrisë së Financave janë plotësuar edhe plotësimet në vijim të Buxhetit për vitin e ardhshëm – rritje e mjeteve në MSHIA në vlerë prej 250 milion denarë për realizimin e aktiviteteve programuese të RTVM-së, rritje e mjeteve për Gjykatën Kushtetuese në vlerë prej një milion denarë për zgjedhje të gjykatësve të rinj kushtetues, rritje të mjeteve në policinë financiare në vlerë prej një milion denarë për furnizim të automjeteve.
Sipas Ligjit, Propozim-buxheti duhet të miratohet deri më 31 dhjetor.