12.6 C
Tetovo
E hënë, 7 Tetor, 2024
BallinaLajmeNË TETOVË NDËRPRITET PËRKOHËSISHT TRANSPORTI PUBLIK

NË TETOVË NDËRPRITET PËRKOHËSISHT TRANSPORTI PUBLIK

Komuna e Tetovës informon qytetarët se transporti publik në këtë qytet do të ndërpritet përkohësisht.

“Njoftohen qytetarët dhe opinioni i gjerë së për shkak të kaosit, mungesës së sigurimit të punësuarve, shkaku se ndërmarrja nuk është e regjistruar dhe të punësuarit e ndërmarrjes NP “Tetova Transport” figurojnë si të punësuar në komunë, si dhe për shkak të parregullsive të shumta, ndërpritet përkohësisht transporti publik”.

“Duke pasur parasysh që të mos dëmtohet edhe më shumë xhepi i qytetarëve për shpenzimet e pakontrolluara. Kjo gjendje do të zgjatë deri sa të përfundojë skenimi final i gjendje së krijuar në këtë ndërmarrje nga strukturat e mëparshme udhëheqëse. Po ashtu, duam të ju njoftojmë se u.d do të jetë Rafiz Mejdija”, thuhet në njoftimin e Komunës së Tetovës

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments