16.2 C
Tetovo
E hënë, 7 Tetor, 2024
BallinaLajmeEdhe Ka$triot Rexhepi në takimin e Zaevit me partnerët e koalicionit në...

Edhe Ka$triot Rexhepi në takimin e Zaevit me partnerët e koalicionit në qeveri

Zoran Zaev sonte ka nisur takimin me partnerët e koalicionit të LSDM-së për t’i informuar se çfarë marrëveshje ka arritur me Alternativën. Por, ajo që vërehet në takim është deputeti Kastriot Rexhepi.

Kryetari i Bashkimit Demokratik, Pavle Trajanov, para fillimit të takimit tha se janë duke u zhvilluar konsultime më të gjera, pas së cilës do të merret një qëndrim i përbashkët i koordinuar, por sipas pritjeve të tij, ai proces do të zgjasë së paku edhe një muaj.

– Bashkimi Demokratik nuk ka ndërmend të bëjë shantazhe dhe presione. Tani qeveria e LSDM-së do të jetë pak më e rehatshme, do të jenë 64 deputetë në mazhorancë, në mënyrë që disa nga partnerët e koalicionit që janë të pakënaqur të mund të largohen lirisht nga koalicioni, tha Trajanov.

Ai tha se pret të shohë se në cilat drejtime do të lëvizë qeveria e re, si do të vazhdojnë bisedimet me Bullgarinë, nëse fokusi do të jetë në çështjet strategjike etj.

E kryetarja e DOM-it, Maja Moraçanin, tha se është e rëndësishme që partia e saj të shohë se cilat do të jenë prioritetet programore të Qeverisë së re, cilat do të jenë pjesë e programit, cilat do të jenë prioritetet…

Kryetari i NSDP-së, Tito Petkovski, para takimit tha se për momentin nuk ka argumente “pro” apo “kundër”, dhe se do të deklarohet publikisht pasi të dëgjojë për marrëveshjen e arritur me Alternativën.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments