8 C
Tetovo
E martë, 26 Nëntor, 2024
BallinaLajmeNjë shkrim dhe një demant bashkë / Kush është personi i paguar...

Një shkrim dhe një demant bashkë / Kush është personi i paguar nga BDI për të përçarë ASH-në e Tetovës? ( e plotsuar )

1 ) Në fillim ishte një shkrim

https://shprehja.com/kush-eshte-personi-i-paguar-nga-bdi-per-te-percare-ash-ne-e-tetoves/

Dega e Aleancës për Shqiptarët në Tetovë prej kohësh nuk arrin të gjejë qetësinë. Që në themelimin e Lëvizjes për Reforma e mandej riemërtimit në Aleancë për Shqiptarët, në këtë degë disa herë janë ndryshuar strukturat, por siç duket ende nuk është gjetur formula e duhur për t’i unifikuar të gjitha rrymat brenda këtij subjekti politik. Ndasitë mes grupeve u vërejtën sidomos në zgjedhjet e fundit lokale në të cilat rezultati ishte zhgënjyes. Arsyeja e humbjes mësohet të jetë sabotimi i një pjese të strukturave të degës si dhe angazhimi i një grupi tjetër për të punuar kundër kandidatit të Aleancës për Shqiptarët. Akuzat mes veti nuk kanë mu guar asnjëherë brenda strukturave lokale në Tetovë. Ndërsa së fundmi është zbuluar njëri nga sabotuesit e degës. Bëhet fjalë për person që shfaqet i afërt me krerët e partisë, pjesë e strukturave të larta, por që prej dy vitesh paguhet me rrogë nga drejtori i BDI-së.

Arlind Murtezani dikur kuadër i Lëvizjes Besa iu bashkuar LRPDSH-së së atëhershme e shumë shpejt arriti të jetë ndër figurat e njohura të degës së ASH-së në Tetovë. Ai njihet mes strukturave si tip përçarës, thumbues dhe dekonstruktiv. Thuajse në çdo takim e aktivitet, Murtezani gjen mënyra për të shprehur pakënaqësi ndaj vendimeve partiake, duke propaganduar shpesh edhe kundër kreut të partisë. Por i njëjti person, tashmë prej dy vitesh merr rrogë pa mos shkuar në punë nga Spitali i Tetovës ku drejtor është Florin Besimi njëri nga eksponentët kryesor të BDI-së në Tetovë, kryetar dege e drejtoe shumëvjeçar. Gjithashtu, flitet edhe për rehatim në vend pune shteti edhe për bashkëshorten e tij.

Detyra e Arlind Murtezanit sipas burimeve tona është që të obstruojë degën e Tetovës, me qëllim që Aleanca për Shqiptarët në Tetovë të mos arrijë të konsolidohet dhe për rezultat të mos arrijë rezultatet të mira. Për këto shërbime, Murtezani paguhet me rreth 25 mijë denarë në mua

Më poshtë ju sjellim kontratën e nënshkruar nga Arlind Murtezani dhe drejtori i Spitalit të Tetovës, Florin Besimi.

==============================================================================================================

2 ) E PASTAJ VJEN DEMANTI

https://www.tetovasot.com/2021/12/murtezani-sqarohet-nuk-jam-fajtor-per-humbjen-e-ash-se-ne-tetove/

Për rezultatin e dobët të Aleancës për Shqiptarët në Komunën e Tetovës dhe për akuzat ndaj tij se është fajtor për këtë humbje, ka reaguar Arlind Murtezani nga ASH-Tetovë, i cili nëpërmjet një postimi në Facebook thotë se për këtë ai nuk mban përgjegjësi, transmeton TetovaSot.

Ja postimi i plotë i Arlind Murtezanit:

Po lexoja një anonimus portali, i cili kishte plasuar një shkrim kundër meje duke shfaqur lloj-lloj insinuatash dhe shpifshjesh, për të cilin nuk pata ndërmend as të reagoja por për hir të shqetësimit të miqve të mi, e ndjej të obligueshëm një reagim.
Kështu janë disa njerëz, funksionojnë në bazë të “parimit”: Ti them kurvë, sa nuk m’ka thanë. Zuzarë që në mënyrë direkte asnjëherë nuk ballafaqohen me realitetin, e që ushqimin shpirtëror të vetmin e kanë subjektivizmin e sëmurë.
– Fillimisht, lexova që paskan postuar kontratën time të punës dhe më erdhi shumë mirë. Data e punësimit është koha kur shumica e personelit kanë qenë me pushim mjekësor nga gjendja e tmerrshme e covid-19, kurse unë kam shkuar fillimisht vullnetarisht e më pas si i punësuar me detyrë të nevojshme. Nuk kam bërë foto, as kam lejuar miq të më thurrin lavde. Nuk kam pasur nevojë t’ja dëshmoj Tetovës time se kush jam, por meqenëse rra fjala jam nip i bacit Abaz që iu fal besimi nga Jusuf Gërvalla e nga mijëra shoqata patriotësh shqiptar. Patën përmendur edhe bashkëshorten time, ndryshe mbesa e Mehmet Gegës, prej të cilit ka trashëguar jo vetëm etikën e punës e moralin por dhe konceptin patriotik e kombëtar. Ndryshe nga personi që fshihet pas anonimus portalit, i biri i një të burgosuri me aktakuzë për narkodilerizëm dhe çkamos të fëlliqtë, nip i një komunisti që ka krasitur qindra shqiptarë të mirë- ne, ti person që flet për destruktivitet e prej të cilit je ngjizur vetë- ne burojmë nga paqja, dashuria për kombin, ndjesia e të qënurit për tjetrin më shumë se sa për veten.
Kurse, sa i përket rezultatit të dobët në kryeqendrën shqiptare, nuk mbaj përgjegjësi jo unë po askush nga strukturat partiake të cilët për shtatë vite ngritën Aleancën në një nivel, që asnjë nga partitë politike opozitare nuk e ka mbërrijtur. Qytetarët, e sidomos tetovarët dijnë çfarë NUK duhet zgjedhur. Të tallesh me mendësinë e një qyteti, është sikur të luftosh me mullinjtë e erës e për ata që lexojnë e dijnë për cilin personazh bëhet fjalë. Respekti ndaj masës është çështje etike, andaj duhet gjithmonë respektuar e mos të krijojmë amulli për t’u shfajësuar nga përgjegjësia vetanake.
Andaj, shkrimet e tilla pas të cilit qëndron llumi i shoqërisë, individ të cilit nuk i thonë përshëndetje ata që kontribuan për çështjen shqiptare se historikisht ka qenë turp për t’i përshëndetur- nuk dijnë çka është të flasësh përhumburazi. Jeta e tyre është e bazuar në humbje, andaj do të tentojnë të zhysin tjerë duke harruar se mbiemrat e disa njerëzve nuk munden njollosur. Non ducor, duco!

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments