10.5 C
Tetovo
E martë, 26 Nëntor, 2024
BallinaLajmePRESIDENTI SHQIPTAR MIRËPRET PROPOZIMIN E BULGARISË PËR NDAJEN E SHQIPËRISË DHE MAQEDONISË...

PRESIDENTI SHQIPTAR MIRËPRET PROPOZIMIN E BULGARISË PËR NDAJEN E SHQIPËRISË DHE MAQEDONISË NË RRUGËN DREJT BE-së

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta përshëndeti propozimin e Bullgarisë për ndarjen e Shqipërisë nga Maqedonia në rrugën drejt Bashkimit Evropian. Shqipëria nuk arrin të nisë negociatat me Bashkimin Europian, kryesisht për shkak të vetos së Bullgarisë ndaj Maqedonisë, pavarësisht se vendi mori dritën jeshile nga të 27 vendet anëtare.

Javën e kaluar, ambasadori bullgar në BE Rumen Aleksandrov tha se Sofja zyrtare nuk do të heqë veton ndaj Maqedonisë dhe se Shqipëria duhet të ndahet dhe të vlerësohet në mënyrë të pavarur.

Ai shtoi se Bullgaria ka bërë disa propozime se si Maqedonia mund të zbusë situatën, duke përfshirë zbatimin e marrëveshjes së miqësisë të nënshkruar midis dy vendeve.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments