10.6 C
Tetovo
E hënë, 25 Nëntor, 2024
BallinaLajmePolicia e Tetovës shton kontrollet për fishekzjarre dhe mjete piroteknike, dënimi nga...

Policia e Tetovës shton kontrollet për fishekzjarre dhe mjete piroteknike, dënimi nga 200 deri 500 euro

Sektori për Punë të Brendshme Tetovë sot njoftoi se tashmë kanë intensifikuar kontrollet lidhur me zbulimin dhe parandalimin me kohë të shitjes dhe përdorimit të fishekzjarrëve dhe mjeteve tjera piroteknike para festave të fundvitit.

Nga SPB-Tetovë apelojnë sidomos te të rinjtë që të largohen nga “lodrat” e tilla të rrezikshme.

“Tregtarët, prindërit dhe nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme, rikujtohen edhe një herë se shitja, gjegjësisht blerja dhe aktivizimi i fishekzjarrëve në vende publike, në rrugë, në oborre, në hyrje të objekteve të banimit etj, është kundërvajtje ligjore, e cila sipas Ligjit për kundërvajtje kundër rendit dhe qetësisë publike (neni 31) është paraparë gjobë prej 200 deri në 500 euro në kundërvlerë në denarë, përderisa blerja dhe shpërndarja e tyre në treg në sasi më të mëdha është në kundërshtim me Kodin Penal të Republikës së Maqedonisë së Veriut (neni 396) ku parashihet dënime me gjobë ose me burgim deri në tre vjet”, theksojnë nga SPB-Tetovë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments